Cesk Fabregas po kalon çastet e fundit si pjesë e Çelzit. Skuadra londineze është e gatshme të lirohet nga shërbimet e spanjollit, kjo për shkak se trajneri Mauricio Sarri nuk llogaritë në të.
Emri i Fabregas lidhet ngushtë me një transferim te skuadra franceze e Monakos, por që skuadra londineze kërkon 15 milionë euro nga shitja e tij. Pikërisht këtu mund të lind edhe problemi, duke pasur parasysh se Monako refuzon të ofrojë më shumë se 8 milionë euro, kjo për shkak faktit se Fabregasi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me ‘blutë’ e Londrës.
Në këtë rast Çelzi duket se nuk ka opsion tjetër, përveç uljes së çmimit të Fabregas, i cili pjesë e skuadrës nga ‘Stemford Brixh’ ishte për 4 vite e gjysmë, ku ka fituar dy tituj të Premierligës dhe një në kuadër të FA Kupës.
Ai me Çelzin ka zhvilluar plotë 198 ndeshje, duke regjistruar edhe 22 gola dhe 57 asiste.