Barcelona falë dyshes Lionel Messi – Luis Suarez mbrëmë shënoi fitore 2:1 në transfertën ndaj Getafes, duke vazhduar kryesimin në La Liga.
Për Lionel Messin goli i mbrëmshëm ishte i 16-ti i shënuar këtë edicion në La Liga, ndërsa Luis Suarez shënoi golin e tij të 12-të. Kësisoj numri i golave të tyre të shënuar bashkë gjatë këtij edicioni, tejkalon numrin e përgjithshëm të golave të Real Madridit, skuadër kjo që në 18 ndeshjet e para ka shënuar vetëm 26 gola. E gjithë kjo dëshmon më së miri krizën e ‘mbretërve’, që mbrëmë rezultoi edhe me disfatën e 6-të sezonale, pasi u mundën midis Bernabeut nga Real Sociedadi i Adnan Januzajt me rezultatin 2:0.
Ndryshe dyshja Lionel Messi dhe Luis Suarez udhëheqin listën e golashënuesve në La Liga, duke lënë pas vetes sulmuesin e Gironas, Kristian Stuani që ka 11 gola. Golashënues më i mirë te Reali i Madridit rezulton të jetë Karim Benzema me 7 gola të realizuar.
🎁 3 points, for 3 Kings. The perfect Reyes Magos present. 🤴 pic.twitter.com/3cUHptNBCs
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 6, 2019