Një lajm mjaft i bujshëm po qarkullon në mediat spanjolle, sipas të cilave sulmuesi anësor brazilian i Barcelonës, Malkom është pranë kalimit te Lacio.
Futbollisti që në verë duhej të përfundonte te Roma, por ndërroi mendje para se të ngjitej në avion dhe shkoi në ‘Katalunjë’ për të nënshkruar me Barcelonën, po merr shumë pak hapësira te skuadra ‘katalunase’, drejtuesit e së cilës skuadër nuk janë fare të kënaqur me formën e tij dhe janë të gatshëm për të hyrë në bisedime me çdo skuadër që interesohet për shërbimet e Malkom.
Dalla Spagna, clamoroso: la Lazio piomba su Malcom. Beffa ai rivali della Roma – https://t.co/5dcVNJfnR5 pic.twitter.com/CaySOWHWwB
— ITASportPress (@ItaSportPress) January 6, 2019
Për sulmuesin brazilian ka oferta edhe nga Kina, por vetë Malkom dëshiron të mbetet në Europë, ndaj edhe këtë fakt po e shfrytëzon maksimalisht Igli Tare.
Drejtori Sportiv i “bardhekaltërve” ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e Barcelonës dhe u ka kërkuar atyre huazimin e Malkom deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje më pas në verën e ardhshme.
Vetë katalanët preferojnë një shitje të menjëhershme në Kinë, por duke parë dëshirën e lojtarit për të mbetur në Europë, po mendojnë seriozisht bashkëpunimin me Lacion.