Real Madrid dhe Sergio Ramos prekin fundin, në fushë dhe në sjellje. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për mungesën e vëmendjes në mbrojtje. Nervozizmi zvarritës dhe ajo që i ndodhi qendërmbrojtësit gjatë ndeshjes, reflekton në mënyrë perfekte humorin në një skuadër që duket se gjen qetësinë vetëm me momente. Kështu, pas çështjes Vazquez, episodi që më shumë po diskutohet në spanjë është ai me protagonist kapitenin Sergio Ramos.
Protagonist, edhe një herë tjetër Sergio Ramos. Referuar raportimeve nga “Mundo Deportivo”, qendërmbrojtësi i Real ka humbur toruan gjatë ndeshjes kundër Real Sociedad, e përfunduar me disfatën e “Los Blancos” me rezultatin 0-2. Ramos ka ofenduar në më shumë se një rast arbitrin e ndeshjes. Gjithçka ndodhi në minutën e 35’ të pjesës së parë, kur miqtë kishin kaluar në avantazh. Los Blancos, të hedhur në sulm, në gjueti të golit të barazimit, në një aksion ofensiv, kapiteni i Real Madrid, i gjendur në zonën kundërshtare, është shtyrë në ajër pikërisht në momentin e finalizimit, që mund të kishte çuar në golin e barazimit. Duket dhe mbase është penallti, por arbitri i ndeshjes vazhdon normalisht lojën.
Një vendim ky që nuk është kapërdirë nga Sergio Ramos që, sikurse raporton program “Tempo de Juego” i rrjetit “COPE”, pa rrugë të mesme, në më shumë se një herë e ka ofenduar me fjalën “dhjaks” arbitrin e ndeshjes Munuera Montero, për mos akordimin e penalltisë. Por, njëlloj si penalltia, edhe fjalët e Ramos janë injoruar tërësisht nga arbitri, edhe pse kapiteni i Los Blancos rrezikon penalizimin nëpërmjet provës televizive. E sigurtë është që edhe një herë Sergio Ramos do të duhet të justifikojë, sjelljen dhe veprimet josportive./ts/