Diego Godin si duket po kalon momentet e tij të fundit te Atletiko Madridit. Emri i mbrojtësit uruguaian lidhet me një transferim te Interi, skuadër kjo që dëshiron të përforcojë repartin difenziv me këtë futbollistë shumë cilësorë.
Informacionet e fundit nga Italia flasin se ‘transferimin e Diego Godin drejt skuadrës milaneze po e shtyen edhe trajneri i tij aktual Diego Simeone, duke i premtuar uruguaianit se sezonin e ardhshëm sërish do jenë bashkë te Interi’.
Për shërbimet e Godin gjithashtu po interesohen edhe Milani dhe Juventusi, skuadër kjo që është e gatshme ti ofrojë uruguaianit një pagë vjetore prej 4 milion euro.