Skuadra kampione e Francës, Paris Sen Zhermen po përgatitet për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Mario Manxhukiç.
Sipas “CorSport”, PSZH-ja po përgatit një mega ofertë për kroatin 32 vjeçar, i cili këtë edicion po shkëlqen me Juven si në ‘Serie A’, ashtu edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve Europian.
Ajo që po e mban të qetë Juventusin, është marrëveshja që ka arritur me lojtarin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2022.
Manxhukiç pjesë e Juventusit është që nga vera e vitit 2015-të, duke regjistruar plotë 150 ndeshje dhe 43 gola. Ai këtë edicion në ndeshjet e ‘Serie A’ në 16 ndeshje ka realizuar 8 gola.