Drejtuesit e Milanit po hasin në shumë probleme me homologët e tyre të klubit turk, Trabzonspor, pasi këta të fundit refuzojnë të paguajnë 13 milionë euro për dy futbollistët e blerë nga ana e skuadrës italiane.
Bëhet fjalë për Jurai Kuçkan dhe argjentinasin, Sosa, për të cilët klubi turk ka refuzuar të paguajë shumën për të cilën ishin marrë vesh gjatë kalimit të kësaj dyshe në Turqi.
Milani në pamundësi që t’i marr parat nga klubi turk, ka denoncuar Trabzonsporin në FIFA, institucion ky që ka ndërhyrë menjëherë duke e pezulluar skuadrën turke, kur është në pyetje afati kalimtar i janarit.
Ky vendim do të jetë në fuqi, deri në shlyerjen e borxhit. Tashmë nga tabori i Milanit shpresojnë që ti marrin këto 13 milion euro gjatë këtij muaji, para këto që do i shfrytëzonin për të transferuar ndonjë nga dëshirat e tyre në këtë merkato janari.