Dy skuadrat londineze Totenhami dhe Çelzi janë gati të “përballen” me njëra-tjetrën për të marrë shërbimet e mesfushorit të Milanit, Frank Kesie.
Sipas mediave italiane, edhe pse është një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës, ‘kuqezinjtë’ mund të jenë të detyruar ta shesin 22-vjeçarin për shkak të problemeve që ata kanë me UEFA-n sa i përket ‘fair play-it’ financiar.
Sipas të njëjtave burimeve, nëse për mesfushorin vjen një ofertë prej 45 milionë eurosh ai mund të largohet. Mirëpo kjo nuk është e tëra sa i përket Frank Kessie, pasi për shërbimet e tij interesohet edhe skuadra kineze e Beijing Guoan.