Velinov: Te Akademia Pandev erdha për të luajtur në Europë

Sulmuesi Stojançe Velinov gjatë ditës së sotme edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollist i ri i Akademia Pandev, që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e tretë, menjëherë pas dy skuadrave të para në renditje, Shkëndijës dhe Vardarit.

Pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja që Velinov ka pranuar të jetë pjesë e skuadrës nga Strumica, që pik synim gjatë stinorit pranveror do të ketë daljen në Europë, qoftë ajo përmes kampionatit, apo edhe përmes Kupës, ku Akademia Pandev ka arritur deri në gjysmëfinale.

‘Pres dalje në Europë. Realisht edhe për atë kam ardhut këtu. Dihet, qëllimet e mia, por edhe të klubit janë Europa, ashtu që shpresojmë që në fund t’ia arrijmë qëllimit dhe të gëzohemi të gjithë së bashku’ – tha enkas për ‘infOSport.mk’ sulmuesi Velinov.

29-vjeçari nga Koçani me Akademia Pandev ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa së fundmi ishte pjesë e futbollit kosovar, më konkretisht pjesë e skuadrës së Trepça ’89. Në futbollin vendor, ai gjithashtu ka luajtur edhe me Renovën, Rabotniçkin, Bregallnicën e Shtipit, Sileksin dhe Teteksin.

Leave a Reply