Shkëndija nis përgatitjet pa Ibraimin dhe Zhuniorin, rikthehet Radeski

Shkëndija e Tetovës i ka dhënë fund pushimit dimëror, duke nisur sot me përgatitjet për startin e gjysmësezonit pranveror. Kampionët në fuqi kishin grumbullimin e parë, me çka u njoftuan me plan-programin e përgatitjeve nga stafi teknik në krye me trajnerin Qatip Osmani. Në grumbullimin e parë të “kuqezinjëve” munguan Besart Ibraimi dhe Stenio Zhunior, me të parin që ka udhëtuar në Kroaci për fazën e rikuperimit nga operimi i ligamentëve, ndërsa braziliani pritet të rikthehet me 7 janar. Ndërkohë Marjan Radeski iu është bashkangjitur sot në përgatitje skuadrës tetovare, ndërsa nga moshat e reja është kyçur edhe Besart Rexhepi.

Ditët e para “kuqezinjtë” do të bëjnë matjet e zakonshme dhe ekzaminimet mjekësore. Shkëndija do të zhvillojë tre ndeshje miqësore në Maqedoni, ndërsa për fazën e tretë do të udhëtojë në Antalia prej 22 janarit deri më 5 shkurt, ku dhe do të zhvillojnë edhe 4 miqësore tjera. Kujtojmë që gjysmësezoni pranveror është caktuar të nis me 17 shkurt.

Leave a Reply