Real Madridi e nisi vitin 2019 me barazim ndaj skuadrës që po lufton për mbijetesë (VIDEO)

Real Madridi vitin 2019-të e nisi me barazim 2:2 si mysafir ndaj skuadrës që po lufton për mbijetesë në La Liga, Viljarealit, njofton ‘infOSport.mk’. Ishte kjo ndeshja e mbetur e javës së 17-të, për shkak se ‘mbretërit’ po merrnin pjesë në Botërorin e klubeve, të cilin edhe e fituan më pas, duke sjellë në Spanjë trofeuen e më të mirit të Botës.

Ndryshe ishte Viljareali që avansoi i pari në këtë ndeshje, falë golit të shënuar nga Santi Kazorla që në minutën e katërt. Megjithatë gëzimi i vendasve nuk zgjati shumë, pasi vetëm 3 minuta më vonë Benzema barazoi shifrat, ndërkohë në minutën e 20-të Rafael Varane shënoi për të kaluar në epërsi Realin për herë të parë në këtë ndeshje.

Megjithatë gëzimin dhe tre pikëshin e planifikuar të Realit e prishi sërish Kazorla me golin e dytë personal në minutën e 82-të.

Me këtë barazim Reali i Madridit mbeti në pozitën e katërt me 30 pikë, dy më pak se Sevilja e vendit të tretë dhe -7 nga liderja aktuale, Barcelona.

Leave a Reply