Ish-lojtari i Roma, Liverpool dhe Juventus Alberto Aqulani ka blerë Spec Montesacro 1908, pikërisht klubin ku ka nisur karrierën si futbollist.
34-vjeçari ka dalë nga akademia e Roma-s, por në fillim është zbuluar duke luajtur për ekipin amator.
Tani ish-lojtari i Italisë ka vendosur të rikthehet aty ku ka nisur gjithçka, duke blerë 100% të aksioneve të Spec Montesacro.
“Aventura ime ka nisur këtu, në një fushë dheu të Montesacro-s, shtëpia ime e futbollit është Spec,” shkruan Aquilani në Instagram.
“Nga këtu kam nisur këtë udhëtim të mbushur me sakrifica dhe angazhim të madh që më mundësoi të veshë fanella të famshme duke luajtur në stadiumet më të mëdhenj.
“Kam arritur shumë, por kurrë nuk kam harruar herën e parë që kam luajtur futboll. Rikthehem me shumë eksperiencë që do t’ia transmetoj ëndërrimtarëve të vegjël.
“Kjo do të jetë një sfidë e re për mua, por falë vlerave dhe mësimeve që më ka dhënë familja jam i sigurt se do të jap më të mirën time për mbarëvajtjen e Spec.”