Marrëveshja ishte arritur prej ditësh, por vetëm sot ka ardhur firma mbi kontratë dhe zyrtarizmi nga Partizani. Fatjon Jusufi ka lënë Renovën në Maqedoni dhe ka mbërritur në Shqipëri, ku edhe do të provojë eksperiencën e parë si lojtar i të kuqve.
“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Fatjon Jusufin. Mesfushori me tipare sulmuese, i cili gjatë këtij sezoni ishte pjesë e Renovës në kampionatin maqedonas, ka firmosur sot një kontratë 2 vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit me të kuqtë. 23-vjeçari është prezantuar në ambientet e klubit dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës për të nisur përgatitjet në Antalia të Turqisë”, njofton klubi i Partizanit.