Ashtu edhe siç paralajmëruam ditë më parë, Kristijan Stojkoski i FC Shkupit pjesën e dytë të sezonit 2018/2019 do ta kalojë si futbollistë i Akademia Pandev, njofton ‘infOSport.mk’.
27-vjeçari Stojkoski për 16 muaj të plotë ishte pjesë e FC Shkupit, për të cilën skuadër regjistroi 52 ndeshje, 11 gola dhe 12 asiste.
Ai me skuadrën nga Strumica ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare, me opcion që të njëjtën ta vazhdojë edhe për 1 vit tjetër.
Rikujtojmë Akademia Pandev stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e tretë, ndërsa drejtuesit e kësaj skuadre besojnë se me disa përforcime cilësore, siç është kjo me Kristijan Stojkoskin, skuadra mund të bëjë ëndërrën realitet dhe në fund të sezonit të sigurojë një vend për në garat europiane.
Akademia Pandev gjithashtu është edhe gjysmëfinaliste e Kupës së Maqedonisë, ku për një vend në finalen e madhe do të luftojë me Pobedën e Prilepit.