Navas ju jep fund spekullimeve, vazhdon kontratën me Realin

Portieri i Real Madridit, Kejlor Navas ju ka dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij, duke vazhduar kontratën me Realin e Madridit deri verën e vitit 2021, njofton ‘Marca’, përcjellë ‘infOSport.mk’.

Kontrata e tij aktuale ishte valide deri qershorin e vitit 2020. Gardiani nga Kosta Rika kontratën e re me ekipin ‘madrilen’ e kishte nënshkruar disa javë më parë, ndërsa tashmë ai te Reali do të përfitojë 5 milion euro në sezon.

Bisedimet mes klubit dhe 32-vjeçarit Navas kishin nisur që në verë gjatë fazës përgatitore të kampionëve të Botës dhe Europës në SHBA.

Me kontratën e re, Navas është më se e qartë se nuk do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ gjatë këtij afati kalimtarë. Edhe pse aktualisht ka statusin e një portieri rezervë te Reali i Madridit, vetë Navas por edhe familja e tij ndjehen shumë mirë në Madrid, dhe kjo ka qenë një ndër arsyet e forta që ka vendosur të vazhdojë kontratën.

Leave a Reply