Bllazhevski ndahet me Tiranën, Rabotniçki dhe FC Shkupi i vihen pas!

Dejan Bllazhevski me shumë gjasa do ti thotë lamtumirë Tiranës dhe do të rikthehet në Maqedoni vetëm pas 6 muajve të kaluara te skuadra me më shumë trofe në Shqipëri, njofton ‘infOSport.mk’.

Edhe përkundër faktit se ka kontratë deri në qershorin e vitit 2019-të, si duket të dyja palët do të shkëpusin kontratë, duke bërë që Bllazhevski të mbetet një futbollistë i lirë. Situatën rreth ish sulmuesit të Vardarit me shumë vëmendje po e përcjellin dy skuadrat shkupjane, Rabotniçki dhe FC Shkupi, që dëshirojnë të angazhojnë atë në rradhët e tyre.

Emri i Bllazhevskit me FC Shkupin lidheshe edhe gjatë merkatos së verës, mirëpo atë kohë ai zgjodhi të transferohet jashtë vendit, duke pranuar ofertën e Tiranës, skuadër kjo që nuk arriti të rikthehet në identitet pas rikthimit në Superligë.

Tirana stinorin vjeshtorë në Superligën shqiptare e mbylli në pozitën e 7-të me 17 pikë, vetëm dy pikë më shumë se Kamza e vendit të 9-të, pozitë kjo që e rikthen skuadrën ‘bardhekaltër’ sërish një rang të garave më poshtë.

Leave a Reply