Lufta ndërmjet Iker Kasiljas dhe Hoze Murinjos ka rifilluar pas më shumë se pesë vitesh, që nga koha kur tekniku portugez u largua nga Real Madridi.
Ishte portugezi Murinjo që u rikthye të ‘thumbojë’ ish-gardianin e tij, duke thënë se ai është një 37 vjeçar dhe se koha e tij te përfaqësuesja e Spanjës ka përfunduar, duke i dalë në mbrojtje kështu David de Geas, i cili po sulmohet vazhdimisht për formën e tij të dobët te “Djajtë e Kuq”.
Mirëpo i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i gardianit spanjoll, Iker Kasiljas, i cili pas disfatës së Mançester Junajtedit nga Liverpulli (3-1), që solli edhe shkarkimin e strategut portugez, Hoze Murinjo, kishte shkruar:
“Sipas një të përditshme portugeze që ka cituar dikë (Murinjon) një lojtarë si unë 37 vjeçar është në fundin e karrierës. Pajtohem plotësisht. Por, tani pyetja ime për atë gazetë është kjo: Në rast të trajnerëve, sa dhe në cilin moment duhet të përfundojë karriera e tyre”.
Ky publikim i Kasiljasit mori mbi 73 mijë pëlqime, derisa u përkrah nga 26 mijë komentues.
Raportet ndërmjet Kasiljasit dhe Murinjos janë ftohur që nga koha kur këta dy të fundit ishin pjesë e Real Madridit, teksa gardiani spanjoll kishte telefonuar miqtë e tij te Barcelona si Çavi, Iniesta dhe Pujoll për t’ju ërkuar falje për rrëmujën që po shkaktonte Murinjo.
Tekniku portugez iu hakmorr atij dhe që nga ai moment lufta vazhdon…