Mançester Siti shumë pranë një prej perlave të Espanjollit

Një nga futbollistët më të mirë në shkollën e skuadrës së Espanjollit, Oskar Tarensi do të nënshkruajë kontratë me Mançester Sitin, njofton katalunasja ‘Sport.es’. Sipas kësaj të fundit negociatat janë në fazën finale dhe se të njëjtat do të mbyllen që gjatë këtij muaji.

Futbollisti polivalent, i cili mund të luaj si mbrojtës i krahut të djathtë, mesfushor dhe në krahun e majtë, me datë 10 janar do të mbush 16-vjeç, ashtu që do të ketë mundësinë që të nënshkruaj kontratë me çdo skuadër europiane.

Siti këtë talent po e përcjellë tashmë një kohë më të gjatë, kjo pasi klubi anglez ka përfaqësues të saj edhe në Spanjë. Dëshmia më e mirë janë dy bashkëkombasit e Tarensit, Erik Garsia dhe Adria Bernabe, të cilët Mançester Siti i kishte transferuar nga rradhët e Barcelonës.

Kjo është një goditje për Espanjollin, pasi ky talent është një ndër futbollistët më të vlerësuar te kjo skuadër. Ai edhe pse në moshë të re, gjithnjë ka luajtur me më të moshuar se ai, ndërsa përveç kësaj ai është edhe anëtar i përfaqsueseve shpresa të Spanjës.

Disa futbollistë me perspektivë, pjesë e Espanjollit, kanë braktisur këtë skuadër, duke nënshkruar me emra të mëdhenj, si Mançester Junajtedi, Barcelona dhe Real Madridi.

Leave a Reply