Viti 2018, ka qenë i shkëlqyeshëm për Arbër Zenelin, si te përfaqësuesja e Kosovës, ashtu edhe te skuadra e tij në Holandë, Herenven…
Arbër Zeneli është përzgjedhur në formacionin më të mirë të pjesës së parë të sezonit 2018/2019 në elitën e futbollit holandez.
Viti 2018, ka qenë i shkëlqyeshëm për Arbër Zenelin, si te përfaqësuesja e Kosovës, ashtu edhe te skuadra e tij në Holandë, Herenven.
23 vjeçari ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet këtë edicion, duke arritur të realizojë edhe 10-të asistime, për t’u shndërruar në lojtarin më vendimtar te Herenveni.
Arbër Zeneli me Herenvenin këtë gjysëmsezon në kuadër të ‘Eredevisie’ numëron 16 ndeshje dhe 3 gola.