Futbollisti nga Shkupi Bujamin Asani nuk është më pjesë e KF Ferizajit. Asani ka ndërprerë bashkëpunimin me skuadrën kosovare për shkak të problemeve financiare, ndërsa të njejtën e konfirmoi edhe vet shkupjani për “InfOSport.mk”.
Asani te Ferizaji u transferua në fillim të këtij sezoni, ndërsa para asaj ishte pjesë e Rabotniçkit të Shkupit. 30 vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për shumë skuadra tjera si UTA Arad, FC Shkupi, Kapaz e Skopje./InfOSport.mk