Altiparmakovski ndahet me Laçin

27-vjeçari me origjinë nga qyteti i alfabetit, skuadrës së Laçit iu bashkua korrikun e vitit që lamë pas…

Marjan Altiparmakovski më nuk do të jetë pjesë e Laçit. Sulmuesi maqedonas nuk plotësoi pritshmëritë e drejtuesve të skuadrës laçiane, të cilët me pëlqim të dyanshëm prishën kontratën para kohe, njofton ‘infOSport.mk’.

27-vjeçari me origjinë nga qyteti i alfabetit, skuadrës së Laçit iu bashkua korrikun e vitit që lamë pas, mirëpo nuk arriti të gjejë veten te skuadra shqiptare, për të cilën gjatë stinorit vjeshtorë zhvilloi 14 ndeshje, duke regjistruar edhe 1 gol.  

Altiparmakovski para se ti bashkohej Laçit, luante te skuadra shumë herë kampione e Bosnje e Hercegovinës, Sarajevo, ndërsa gjithashtu jashtë Maqedonisë kishte luajtur edhe në Greqi me skuadrën e Shkoda Ksanti dhe Paniliakos, pastaj në Kroaci me Inter Zapreshiç dhe në Lituani me ekipin e Suduva, transmeton ‘infOSport.mk’.

Sa i përket karrierës së tij në futbollin vendor, Altiparmakovski përveç që kishte luajtur me ekipin e vendlindjes së tij, Pelisterin, gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Rabotniçkit, te e cila skuadër kishte kaluar momentet e tij më të mira të karrierës.  

Leave a Reply