Për Alioskin goli i takimit të sotshëm ishte i 4-ti sezonal, pas atyre ndaj Derbi Kauntit, Norviçit dhe Birmingamit…
Ezgjan Alioski e ka nisur me këmbë shumë të mbarë vitin 2019-të. Futbollisti shqiptarë me origjinë nga Prilepi i Maqedonisë ka shënuar njërin prej dy golave të skuadrës së tij, Lids Junajted, që sot u mund 4:2 në transfertën ndaj Notingham Forestit në kuadër të javës së 26-të në ‘Championship’, njofton ‘infOSport.mk’.
Alioski realizoi golin e dytë për Lids Junajtedin në minutën e 64-të, kur i dha avantazhin për herë të parë në këtë ndeshje skuadrës së tij, e cila megjithatë nuk kishte forcë në vazhdim të takimit, kur ekipi vendas në një interval kohor prej vetëm 8 minutash arriti që të shënojë 3 gola të shpejtë me anë të Kolbak (69’), Marfi (72’) dhe Osborn (77’), i cili njëherit vendosi edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.
Ndryshe autorë i golit të parë për Lids Junajtedin ishte Klark në minutën e 53-të, ndërkohë golin e parë për vendasit gjatë pjesës së parë e realizoi Kolbak, njëherit autorë edhe i golit të dytë për Notingham Forestin.
Gjatë pjesës së parë vlen të theksohet se te Lids Junajtedi me karton të kuq u ndëshkua mesfushori Kelvin Filips (41’).
Ndryshe për Alioskin goli i takimit të sotshëm ishte i 4-ti sezonal, pas atyre ndaj Derbi Kauntit, Norviçit dhe Birmingamit.
Lids Junajtedi pavarësisht kësaj disfate vazhdon të kryesojë renditjen në Championship, me 51 pikë, dy më shumë se Norviçi i vendit të dytë, ndërkojë Notingham Foresti tashmë me 39 pikë rradhitet në pozitën e 7-të.