Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Ishujve Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve më 14 tetor 2018.
Ndërsa faqja zyrtare e UEFA Euro 2020 në Facebook e ka zgjedhur këtë gol si më të mirin për vitin 2018 në Ligën e Kombeve.
Rashica dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë në barazimin 1:1 ndaj Ishujve Faroe në transfertë.
Rikujtojmë përfaqësuesja e Kosovës si fituese e grupit 3 në Ligën D të Kombeve arriti që të kualifikohet në ndeshjet gjysmëfinale, ku për kundërshtarë do të ketë përfaqëesuesen e Maqedonisë.
Ndeshja Maqedoni-Kosovë do të zhvillohet me 20 mars të vitit 2020 në Shkup.