Me tre golat e shënuar në fitoren 6:2 ndaj Sasuolos, slloveni i Atalantas, Josip Iliçiç u bë vetëm futbollisti i tretë që ka realizuar hat-trik nga kampionatet e rëndësishme europiane. Dy të tjerët janë argjentinasit, Lionel Messi i Barcelonës dhe Serhio Aguero i Mançester Sitit.
Edhe më interesant është fakti se Iliçiç që të tre golat i realizoi në transfertë, duke u bërë futbollisti i parë me një të arritur të tillë në ‘Serie A’.
Iliçiç në ndeshjen ndaj Sasuolos në transfertë në lojë u inkuadrua në minutën e 63-të, me ç’rast u bë rezervisti i vetëm në Kallço ligën italiane me ‘hat-trik’ që nga viti 2011-të. Për herë të fundit një gjë të tillë kishte bërë Kevin Princ Boateng me fanellën e Milanit.