Derisa kampionati është në pushim, drejtuesit e Galatasarajit po shohin mundësitë e përforcimit të skuadrës së tyre, që në stinorin pranveror do të tentojë të shkrijë epërsinë prej 6 pikëve ndaj kampionit vjeshtorë të dimrit, Bashakshehir, njofton ‘infOSport.mk’.
Gjigandët nga Stambolli pjesën e parë të sezonit 2018/2019 e mbyllën në pozitën e 5-të me 29 pikë, po aq sa ka edhe Trabzonspori i vendit të dytë, ndërsa dy skuadrat tjera që gjithashtu janë në ndjekje të Bashakshehir, janë edhe Malatiaspor dhe Kasimpasha, që gjithashtu kanë të njëjtin numër të pikëve (29).
Galata dëshiron të përfitojë nga pakënaqësia e sulmuesit spanjoll, Fernando Ljorente te Totenhami, aty ku trajneri Poçetino thuajse e ka harruar që e ka në skuadër. Ljorente këtë edicion ka zhvilluar vetëm 4 ndeshje në Premierligë, 3 të tjera në Ligën e Kampionëve, teksa 2 ndeshje ka zhvilluar Liga Kupën e Anglisë.
Sulmuesi shtatëlart me Totenhamin ka kontratë deri në fund të qershorit të vitit 2019-të, mirëpo siç raporton ‘Daily Star’, 33-vjeçari spanjoll veçmë ka arritur akord me ekipin e Gallatasarajit, transmeton ‘infOSport.mk’.
Gallatasaraj po kalon një moment krize financiare dhe nuk ka ndërmend të paguajë për kartonin e spanjollit, duke ia lënë në dorë lojtarit zgjidhjen e kontratës me ekipin anglez. Nëse Ljorente arrinë një gjë të tillë me drejtuesit e Totenhamit, atëherë spanjolli mund të konsiderohet si një futbollistë i ri i gjigandëve turq.