Ekskluzive, Renova nënshkruan me ish mesfushorin e Teutës

Renova ka bërë edhe përforcimin e parë zyrtarë në prag të vitit të ri, duke përforcuar mesfushën me një futbollistë shumë cilësorë, njofton ‘infOSport.mk’. Skuadra nga Xhepçishti ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mesfushorin e Pobedës, Burhan Mustafov, i cili paraprakisht për 6 muaj ishte pjesë e skuadrës së Teutës nga Durrësi.

“Pasi drejtuesit e Renovës më kontaktuan dhe kishin shfaqur interesim serioz, neve u ulëm bashkë dhe biseduam për një transferim tek ata. Bisedimet tona ishin shumë frytdhënëse dhe pasi gjithçka ishte ok, në fund vendosa që të pranojë ofertën e tyre’ – tha ekskluzivisht për ‘infOSport.mk’, Burhan Mustafov.

Ky i fundit te Pobeda u rikthye verën e këtij viti, ndërsa në 15 ndeshjet e stinorit vjeshtorë, ai regjistroi 2 gola dhe 2 asistime.

Njërin prej golave Mustafov e kishte shënuar pikërisht ndaj Renovës me 16 shtator, kur Pobeda në fund falë golit të tij kishte shënuar fitore minimale 1:0.  

POBEDA AVANSON NDAJ RENOVËS

POBEDA AVANSON NDAJ RENOVËSPOBEDA – RENOVA 1:0(B. Mustafov 9')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 16 септември 2018 г.

Leave a Reply