Kapiteni i Real Madridit, Serhio Ramos për herë të parë në karrierën e tij, nuk është ndëshkuar me karton të kuq gjatë një viti kalendarik.
Në karrierën e deritanishme 16 vjeçare, Ramos të paktën ishte ndëshkuar me një karton të kuq çdo sezon, duke përjashtuar vitin 2018-të.
Ai për herë të fundit me karton të kuq ishte ndëshkuar me 2 dhjetor të vitit të kaluar në ndeshjen kampionale ndaj Atletik Bilbaos.