Skuadra italiane e Milanit do të duhet të ‘luftojë’ me Fenerbahçen për nënshkrimin e Cesk Fabregas. ‘Kuqezinjtë’ tashmë një kohë të gjatë po interesohen për shërbimet e spanjollit, i cili po numëron çastet e fundit nga qëndrimi i tij në ‘Stemford Brixh’.
Kontrata e spanjollit me Çelzin skadon në fund të sezonit dhe ai tashmë është i lirë për të negociuar me secilin klub që shpreh interesim për shërbimet e tij.
Dhe deri sa Milani po mendon transferimin e Fabregas si futbollistë i lirë pas përfundimit të sezonit aktual, skuadra turke e Fenerbahçes veçmë ka nisur negociatat me agjentin e mesfushorit spanjoll.
Skuadra gjigande turke është e gatshme për të transferuar spanjollin, Fabregas që në merkaton e janarit.