Zahov ndahet me të fejuarën, Radiçeviç, por jo edhe me Shkëndijën

Kostadin Zahov dhe Jovanka Radiçeviç i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Ata u njohën tre vite më parë, ndërsa tashmë një vit e gjysmë ishin edhe të fejuar, mirëpo tashmë si duket gjithçka ka marrë fund mes portierit të Shkëndijës dhe ish hendbollistes së Vardarit, që gjatë muajit maj të këtij viti ishte transferuar te skuadra rumune e CSM Bukuresht.

Pikërisht ky vendim i Radiçeviç dhe largësia mes tyre ishte arsyeja kryesore e ndarjes mes tyre, mirëpo kur është në pyetje Shkëndija, Zahov assesi që të ndahet. Burime pranë ‘infOSport.mk’ bëjnë me dije se Zahov do vazhdojë të jetë pjesë e Shkëndijës edhe vitin që vjen, duke ju dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij.

Kontrata aktuale e Kostadin Zahov me Shkëndijën skadon me 15 janar të vitit 2019-të.

Leave a Reply