Premierliga vazhdon edhe sot, rradhën e kanë dy Mançesterat dhe Çelzi

E diela në Premierligën angleze sjellë me vete 4 ndeshjet e fundit për vitin 2018-të, ku rradhën e ka dy skuadrat nga Mançesteri dhe skuadra e Çelzit, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra kampione në fuqi e Sitit do të udhëtojë drejt Sauthemptonit për të marrë tre pikë dhe për tu rikthyer tek fitorja, ndërsa me këtë gjithashtu për të rikthyer edhe pozitën e dytë në renditje.

Maçester Siti është favorit absolut në këtë ndeshje, mirëpo rezultatet e fundit të kësaj skuadre, sidomos në dy xhirot e fundit kur pësoi dy disfata të njëpasnjëshme, bëjnë që Sauthemptoni të krekoset dhe të kërkojë tre pikët e plota, për t’iu larguar zonës së ftohtë.

Kushërinjtë e tyre të Mançester Junajtedit në ‘Olld Traford’ do të mirëpresin Burnmautin, me shpresë se nën drejtimin e trajnerit të ri, Ole Gunar Solskjaer do të arrijnë edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje.

Me fitore vitin 2018-të do të tentojë ta mbyllë edhe Çelzi, që në ndeshjen e parë të ditës me fillim në ora 13:00 do të përballet me Kristal Pallasin si mysafir, ndërkohë ndeshja tjetër e kësaj dite, është ajo midis Bërnlit dhe Uest Hamit.

Leave a Reply