Bërnli dhe Çelzi vitin 2018-të e kanë mbyllur me fitore, pasi sot në kuadër të ndeshjeve të javës së 20-të mundën Uest Hamin, gjegjësisht Kristal Pallasin, njofton ‘infOSport.mk’.
Skuadra e Mauricio Sarrit falë golit të shënuar nga ana e N’Golo Kantenë minutën e 51-të, mundi Kristal Pallasin si mysafir me rezultatin minimal 1:0, duke blinduar pozitën e katërt në Premierligë, pozicion ky që do ju mundësonte “Bluve” të Londrës rikthimin në Ligën e Kampionëve.
GOLAT NGA NDESHJA KRISTAL P. – ÇELZI NDIQNI KËTU.
Me këtë fitore Çelzi u ngjit në kuotën e 43 pikëve, 2 më pak se Totenhami i vendit të tretë, dhe 5 më shumë se Arsenali i vendit të 5-të. Ndërkohë falë fitores së sotme 2:0 ndaj Uest Hamit, skuadra e Bërnlit është ngjitur në pozitën e 18-të, duke u barazuar me pikë me Sautemptonin e vendit të 17-të, që të dyja skuadrat me nga 15 pikë. Më të merituar për fitoren e katërt sezonale të Bërnlit, ishin Vud (15’) dhe MekNil (34’).
GOLAT NGA NDESHJA BËRNLI-UEST HAM NDIQNI KËTU.