Junajtedi vallëzon nën ritmin e Pogbas dhe Solskjaer (VIDEO)


Ole Gunar Solskjaer ka ringjallur Mançester Junajtedin, ndërsa njëkohësisht ka ringjallur edhe Poll Pogban, i cili ishte nën hije në kohën derisa trajner i “Djajve të Kuq”, ishte Zhoze Murinjo, njofton ‘infOSport.mk’.

Nën drejtimin e strategut norvegjez, skuadra e Junajtedit morri edhe fitoren e tretë me rradhë, ndërsa Pogba në dy ndeshjet e fundit ka arritur që të realizojë 4 gola, një më shumë se në të gjitha ndeshjet tjera të Premierligës që i kishte zhvilluar në ‘erën’, Murinjo.

Poll Pogba ishte i shkëlqyeshëm edhe në takimin e sotshëm ndaj Burnmaut, në të cilin Mançester Junajtedi shënoi fitore 4:1. Ishte pikërisht francezi Poll Pogba, që paralajmëroi këtë fitore të madhe me dy golat e njëpasnjëshëm (5’, 33’), teksa në minutën e fundit të pjesës së parë në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Markus Rashford, i cili shënoi për 3:0.

GOLAT NGA NDESHJA MANÇESTER J.-BURNMAUT NDIQNI KËTU.

Megjithatë këtu nuk ishte fundit i golave të shënuar gjatë 45 minutëshit të parë, pasi mysafirët me anë të Ake, zbutën shifrat në 3:1.

Pjesa e dytë doli të jetë më e varfër sa u përket golave të shënuar, pasi në të u realizua vetëm edhe një tjetër, me anë të sulmuesit belg, Romelo Lukaku, i cili në minutën e 72-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Mançester Junajtedi 4, Burnmauti 1.

Rikujtojmë nën drejtimin e Solskjaer, Junajtedi mundi edhe Kardifin me rezultatin 5:1 në transfertë, si dhe Hadersfilldin 3:1 në ‘Olld Traford’, në të cilën ndeshje, Poll Pogba gjithashtu kishte realizuar dy gola, transmeton ‘infOSport.mk’.

Deri në mbyllje të këtij takimi regjistruam edhe kartonin e kuq të mbrojtësit të Junajtedit, Erik Bejlli, i cili me siguri se do të pushojë në ndeshjen e ardhshme të ‘Djajve të Kuq’ kundër Njukasëll Junajtedit në ‘Sent Xhejms Park’ me datë 2 janar.

Për Junajtedin ishte kjo fitorja e 10-të sezonale, duke vazhduar ndjekjen e Arsenalit në pozitën e 5-të. Skuadra nga ‘Olld Traford’ pas 20 xhirove ka tubuar 35 pikë, 3 më pak se Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit.

Leave a Reply