Vijnë dy largimet e para nga rradhët e Pobedës

Mesfushori Riste Markoski dhe mbrojtësi Hristijan Dragarski në stinorin pranveror nuk do të jenë pjesë e Pobedës nga Prilepi. Që të dy skuadrës së Pobedës iu bashkuan verën e këtij viti që jemi duke lënë pas, kur erdhën nga rradhët e Pelisterit, njofton ‘infOSport.mk’.

Markoski me Pelisterin arriti që të fitojë edhe Kupën e Maqedonisë në sezonin 2016/2017, ndërsa gjatë këtij gjysmësezoni me Pobedën ai luajti në 16 ndeshje. Po aq aktiv ishte edhe Hristijan Dragarski, që mungoi në vetëm një ndeshje, nga gjithsej 18 ndeshjet e stinorit vjeshtorë, mirëpo që të dy tashmë janë në kërkim të sfidave të reja, ashtu që shumë shpejtë pritet që të bëhen me skuadra të reja.

Për Markoskin thuhet se ka oferta edhe nga kampionati shqiptarë, edhe pse nuk përjashtohet edhe një rikthim te ish klubi i tij Pelisteri, aty ku ka kaluar edhe pjesën më të madhe të karrierës së tij.

Ndryshe 32-vjeçari Markoski karrierën e tij e kishte nisur te Napredoku i Kërçovës, që më pas të luaj edhe me Bregallnicën dhe Vëllazërimin e Kërçovës, teksa sa i përket karrierës së Dragarskit, ai të njëjtën e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Pelisterit, për të pasuar një karrierë ndërkombëtare te skuadra e Konkordia Chiajna në Rumani dhe Radnik në Serbi, teksa në Maqedoni përveç me Pelisterin dhe Pobedën, gjithashtu kishte luajtur edhe me Mladost Carev Dvorin.

Leave a Reply