Liverpulli ka regjistruar fitore të madhe në derbi ndeshjen e javës së 20-të në Premierligën angleze, duke mundur Arsenalin e Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit me rezultatin 5:1, njofton ‘infOSport.mk’.
Liverpulli i Shaqirit realizoi fitoren e 9-të me rradhë në kampionat, duke thelluar tashmë në +9 pikë diferencën ndaj skuadrës së dytë në renditje, Totenhamit, që sot në terren vendas u mund nga Vulverhemptoni (1:3).
GOLAT NGA NDESHJA TOTENHAM-VULVERHEMPTON NDIQNI KËTU.
Hero i ‘redsave’ në takimin e zhvilluar në ‘Enfilld Roud’ ishte braziliani Firmino, që realizoi ‘hat-trik’, teksa nga një gol realizuan Sadio Mane dhe Mohamed Sallah, i cili realizoi nga pika e bardhë. Përveç egjiptianit, një gol tjetër nga pika e bardhë realizoi edhe Firmino, i cili me ‘tripletën’ e sotme arriti në shifrën e 7 golave të shënuar. Ndryshe Arsenali ishte skuadra që realizoi golin e parë të këtij takimi, edhe atë që në minutën e 11-të, me anë të Maitland-Niles.
GOLAT NGA NDESHJA LIVERPULL-ARSENAL NDIQNI KËTU.
Falë triumfit të sotëm, Liverpulli numëron 54 pikë, ndërsa Totenhami me 45 pikë renditet në pozitën e dytë. Sa i përket Arsenalit, skuadra e Xhakës dhe Mustafit, vazhdon të mbajë pozitën e 5-të me 38 pikë.