Saton godet keq Grezdën, ai vlen vetëm 20 sterlina


Ish sulmuesi i Sletikut, Kris Saton ka ndezur atmosferën në prag të derbit të përjetshëm në futbollin skocez mes Seltikut dhe Gllazgou Renxhersit, që në këto momente po zhvillohet në ‘Ibroks Stadium’.

Ai ka folur në lidhje me situatën e trajnerit Stiven Zherard dhe ka dhënë parashikimet e tij për ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit skocez.

‘Mendoj se presioni është në krahun e trajnerit Zherard, pasi ka humbur dhe derbin e parë dhe nuk i falet që të humbasë në shtëpi ndaj Seltikut, duke parë dhe tabelën e klasifikimit’ – ka thënë Saton.

Ai ka lëshuar një deklaratë të fortë dhe për gjakovarin, Eros Grezda.

‘Eros Grezda për shembull ka qenë pak a shumë një fatkeqësi. Trajneri i Shqipërisë, Panuçi, tha se ai është një lojtar që do të vlej 20 milionë sterlina, por mendoj se ai e ka pasur për 20 sterlina”, – ka deklaruar Saton për Grezdën.

Leave a Reply