Pas Interit, fiton edhe Napoli (VIDEO)


Pas Interit, fitore në kuadër të ndeshjeve të javës së 19-të në ‘Serie A’ realizoi edhe Napoli, që në ‘San Paolo’ me rezultatin 3:2 mundi Bolonjën e Blerim Xhemailit, i cili mbeti në bankinë për gjatë 90-të minutave, njofton ‘infOSport.mk’. Sulmuesi polak Arkadiush Milik ishte figurë qendrore, duke realizuar dy gola nga një në secilën pjesë (16’, 51’), ndërsa golin e fitores për ‘napolitanët’ e realizoi belgu Mertens vetëm dy minuta para fundit të takimit.

GOLAT NGA NDESHJA NAPOLI-BOLONJA NDIQNI KËTU.

Santander (37’) dhe Danilo (71’) në dy raste arrinin që të barazonin rezultatin, megjithatë mysafirët nuk patën forcë edhe në fund për të ruajtur rrjetën e tyre, me ç’rast në fund nga Napoli duheshe të largohen duar bosh.

Interi falë golit të shënuar nga Keita Balde në minutën e 72-të, mundi minimalisht 1:0 në transfertë ekipin e Empolit të Frederik Veselit, i cili luajti për gjatë 90-të minutave.

GOLAT NGA NDESHJA EMPOLI-INTER NDIQNI KËTU.https://www.rezultati.com/utakmica/WMXPeVjd/#video

Etrit Berisha dhe Berat Xhimshiti me Atalantën e tyre demoluan Sasuolon në transfertë me rezultatin 6:2, Lacio e Strakoshës në ‘Olimpiko’ nuk shkoj më shumë se një barazim 1:1, teksa Roma falë golave të shënuar nga Kristante dhe Xhaner Under me rezultatin 2:0 mundi Parmën në ‘Enio Tardini’.

Leave a Reply