Ish lojtari i Slloga Jug. (FC Shkupit) edhe zyrtarisht merr drejtimin e Pobedës


Ish portieri i Slloga Jugomagnatit (FC Shkupit), Jane Nikolloski, edhe zyrtarisht është emëruar trajner i skuadrës së Pobedës. Nikolloski udhëhoqi skuadrën nga Prilepi edhe në ndeshjen e fundit kundër Shkëndijës në kuadër të ndeshjes çerekfinale të Kupës, kur Pobeda arriti që të eliminojë skuadrën tetovare, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale.

Nikolloski pritet që Pobedën ta udhëheq deri në fund të këtij sezoni, duke shpresuar se do i’a arrijnë qëllimit që të mbeten pjesë e elitës.

Pobeda gjatë stinorit vjeshtorë u rendit vetëm në pozitën e parafundit me 17 pikë, po aq sa ka edhe skuadra e fundit në tabelë, Bellasica.

Leave a Reply