Më 1 janar të vitit 2019 hapet afati kalimtar i transferimeve në futbollin europian.
Afati dimëror, është një mundësi e mirë për skuadrat që të sjellin emra të rinj për të forcuar pozitat ku kanë çaluar në pjesën e parë të sezonit. Këto transferime po ashtu mund të ndihmojnë skuadrat që të arrijnë objektivat e vendosur në fillim të sezonit.
Viteve të fundit, aktive në tregun e transferimeve në janar kanë ditur të jenë edhe skuadrat nga ‘Serie A’, duke sjellë futbollistë cilësor.
Por jo gjitha këto transferime kanë dalë të jenë të qëlluara.
‘Marca’ ka bërë një listë me transferimet e dështuara të janarit në ‘Serie A’ gjatë viteve të fundit, e ku në sy bie edhe ai i Xherdan Shaqirit verën e vitit 2015-të nga Bajerni i Munihut te Interi.
Edhe pse Shaqiri erdhi me shumë bujë te skuadra ‘neroaxurre’, ai u largua vetëm pas 6 muajve, për tu transferuar më pas në Angli te Stouk Siti, nga e cila skuadër gjatë verës së këtij viti që jemi duke e lënë pas, u transferua te Liverpulli, aty ku po shkëlqen me paraqitjet e tij, ku deri më tash në 14 ndeshje ka shënuar 6 gola.
Transferimet e dështuara të skuadrave nga ‘Serie A’ në afatin kalimtar dimëror: |
Lukas Podolski (Inter) |
Tomas Rinkon (Juventus) |
Nikolas Anjelka (Juventus) |
Didak Vila (Milan) |
Xherdan Shaqiri (Inter) |
Maniçe (Inter) |