Arbër Zeneli po kalon një sezon fantastik në Holandë me skuadrën e Herenvenit. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës në 16 ndeshje të zhvilluara me skuadrën e tij në elitën e futbollit holandez ka shënuar 3 gola, teksa ka bërë 10 asistime për gol. Në këtë mënyrë ai renditet i treti në listën e futbollistëve me më shumë asiste në Europë, ndërsa me po aq asiste në vendin e katërt ndodhet Alehandro Pozuelo i Genk.
Ndryshe dy pozitat e para janë të rezervuara për Hans Vaneken të Klub Bryzh, që në 20 ndeshje ka regjistruar 12 asiste, teksa pas tij renditet Lionel Messi, që në 15 ndeshje ka bërë 11 asiste për gol.
Më poshtë keni listën prej 10 futbollistëve më të suksesshëm, kur janë në pyetje asistet për gol.
LISTA E FUTBOLLISTËVE ME MË SHUMË ASISTE NË EUROPË |
1) Hans Vanaken (26 vjeç/Klub Bruzh) – 12 asiste 20 ndeshje (1773 min.) |
2) Lionel Mesi (31 vite/FC Barcelona) – 11 asiste 15 ndeshje (1231 min.) |
3) ARBËR ZENELI (23 vjeç/ Heerenveen ) – 10 asiste 16 ndeshje (1234 min.) |
4) Alejandro Pozuelo (27 vjeç/Genk) – 10 asiste 21 ndeshje (1807 min.) |
5) Eden Hazard (27 vjeç/Çelsi) – 9 asiste 17 ndeshje (1316 min.) |
6) Ricardo Quaresma (35 vjeç/ Beshiktash ) – 8 asiste 14 ndeshje (1090 min.) |
7) Sébastien Haller (24 vjeç/Ajntraht Frankfurt) – 8 asiste 17 ndeshje (1363 min.) |
8) Steven Berghuis (26 vjeç /Fejenord) – 8 asiste 17 ndeshje (1509 min.) |
9) Suso (25 vjeç/AC Milan/) – 8 asiste 17 ndeshje (1524 min.) |
10) Ryan Fraser (24 vjeç/Bornmuth) – 8 asiste 18 ndeshje (1481 min.) |