Një lajm i hidhur vjen nga Italia, e që ka të bëjë me derbi ndeshjen midis Interit dhe Napolit, e zhvilluar mbrëmë në ‘Xhuzepe Meaca’.
Një tifoz zikaltër, i moshës 35 vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra pasi u përplas nga një furgon me të cilin udhëtonin mbështetësit e Napolit.
PËRLESHJA MES TIFOZËRIVE TË INTERIT DHE NAPOLIT.
Kjo ngjarje kishte ndodhur diku një orë para se të fillonte ndeshja me të dyja grupet e tifozërive që filluan të sulmonin njëra tjetrën, derisa tifozët e Napolit duke u munduar të iknin nga vendi i ngjarjes e kanë goditur tifozin e Interit, i cili sot nuk ka mundur t’u shpëtonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Në këto përleshje kanë mbetur së paku edhe katër persona të lënduar.