Milani i Gatuzos barazon një rekord negativ nga viti 1984


Skuadra e Milanit nuk po kalon një formë të mirë këtë edicion, ndërsa më së miri flasin edhe katër ndeshjet e fundit në kampionat, ku skuadra ‘kuqezi’ nuk ka shënuar asnjë fitore. Mbi të gjitha skuadra e trajnerit Xhenaro Gatuzo në këto përballje nuk ka arritur që të shënojë asnjë gol, ndërsa një gjë e tillë për herë të fundit ‘rossonerëve’ u kishte ndodhur gjatë vitit 1984.

Milani të mërkurën barazoi pa gola ndaj skuadrës së parafundit në tabelë, Frosinones, ndërsa pa gola ‘kuqezinjtë’ kishin luajtur edhe ndaj Torinos dhe Bolonjas, për të pësuar edhe një disfatë ndaj Fiorentinës në ‘San Siro’.

Pra Milani ka plotë 379 minuta pa gol të shënuar, duke pasur parasysh se për herë të fundit skuadra e Gatuzos kishte mundur Parmën në kuadër të javës së 14-të në fillim të muajit dhjetor, kur me golat e Kutrones (55’) dhe Kessies (71’) kishte mundur skuadrën nga ‘Enio Tardini’ me rezultatin 2:1.

Gjithë këto rezultate negative kanë bërë që vendi i Gatuzos si trajner i Milanit të lëkundet seriozisht, ashtu që me shumë gjasa ‘rossonerët’ viti 2019-të mund ti gjejë me trajner të ri.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply