Liverpulli dhe Totenhami superior, Junajtedi fiton sërish me Solskjaer, humbet Siti (VIDEO)

Liverpulli dhe Totenhami kanë shënuar fitore me lehtësi në përballjet e javës së 19-të, duke bërë që tashmë të renditen në dy pozitat e para, me ‘redsat’, që tashmë kryesojnë bindshëm renditjen me 6 pikë më shumë se ‘spërsat’, që zbresin Mançester Sitin e Guardiolas në pozitën e tretë, njofton “infOSport.mk”.

GOLAT NGA NDESHJA LESTER – MANÇESTER SITI, MUND TI NDIQNI KËTU.

Skuadra kampione në fuqi e Anglisë u mund sot në udhëtim te ish kampionët e Lesterit, të cilët deri tek fitorja erdhën me përmbysje, falë golave të shënuar nga Allbrajton (19’) dhe Rikardo Pereira (81’), teksa golin e vitit për ‘citizens’ e realizoi portugezi Berardo Silva.

GOLAT NGA NDESHJA LIVERPULL – NJUKASËLL J., MUND TI NDIQNI KËTU.

Liverpulli falë golave të shënuar nga Lovren, Sallah, Shaqiri dhe Fabinjo, me rezultatin 4:0 mundi Njukasëll Junajtedin, ndërkohë në Uembli, Totenhami me rezultatin 5:0 shënoi fitore ndaj Burnmautit.

GOLAT NGA NDESHJA TOTENHAM – BURNMAUT, MUND TI NDIQNI KËTU.

Eriksen, Lukas, Kejn dhe në dy raste Son Heung-Min, shënuan golat për ekipin e Poçetinos, teksa Junajtedi nën drejtimin e Ole Gunar Solskjaer morri edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje.

GOLAT NGA NDESHJA MANÇESTER J. – HADERSFILLD, MUND TI NDIQNI KËTU.

Viktimë e ‘Djajve të Kuq’ sot ishte Hadersfilldi, që në ‘Olld Traford’ u mund me rezultatin 3:1.

Dy golat e Pogbas në pjesën e dytë dhe një i Matiç gjatë 45 minutëshit të parë i siguruan fitoren e 9-të sezonale Junajtedit, që vazhdon të ruajë pozitën e 6-të në renditje, para Lesterit dhe Evertonit, skuadër kjo që shkëlqeu në transfertën ndaj Bërnlit, duke mundur këta të fundit me rezultatin 5:1.

GOLAT NGA NDESHJA BËRNLI –EVERTON, MUND TI NDIQNI KËTU.

Në ndeshjen e fundit të orës 16:00, Kristal Pallasi dhe Kardifi barazuan pa gola, ndërkohë në ndeshjen e parë të ditës, Fulhami dhe Vulverhemptoni në Kevin Kotixh barazuan me shifrat 1:1.

Leave a Reply