Luftëtari i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, nuk është i interesuar të hyjë në oktogon për t’u ndeshur me Konor MekGregor, pa një kompensim prej 30 milionë dollarë.
Nurmagomedov ka fituar meçin më të popullarizuar të UFC-së ndaj MekGregorit para tre muajsh, duke u bërë emri më i lakuar i këtij sporti.
Të dy këta luftëtarë, janë në pritje të ndëshkimeve për incidentet dhe provokimet e tyre nga lufta e fundit, por gjatë kësaj kohe ka pasur indikacione për një luftë të re.
Babai i Khabib ka konfirmuar se MekGregor ka ofruar 15 milionë dollarë për një luftë revanshi.
“Ata kanë ofruar 15 milionë euro për revanshin me MekGregor, por ne duam 30 milionë! Ka luftëtarë të tjerë në radhë që meritojnë të ndeshen me Khabibin. Duhet t’i respektojmë si luftëtarë”, – ka deklaruar babai i Khabib.