Atalanta ndali Juventusin, Xhimshiti ndihmon kampionët me një autogol (VIDEO)


Atalanta ka nxjerrë një barazim të madh në ndeshjen e javës së 18-të, duke barazuar në Bergamo ndaj kampionëve në fuqi të Juventusit me rezultatin 2:2, njofton ‘infOSport.mk’.

Ishte kjo një super ndeshje, në të cilën ‘bardhezinjtë’ shpëtuan nga disfata falë një goli të shënuar nga Kristiano Ronaldo në minutën e 78-të dhe një autogoli të mbrojtësit shqiptarë, Berat Xhimshiti, i cili që në minutën  e dytë i mundësoi Juves që të kalojë në epërsi.

GOLAT NGA NDESHJA, ATALANTA-JUVENTUS, MUND TI NDIQNI KËTU.

Figurë qendrore te  skuadra vendase, ishte Duvan Zapata, i cili realizoi që të dy golat, nga një në secilën pjesë.

Fitore të sigurta arritën edhe Sampdoria dhe Lacio, që mundën Kievon, gjegjësisht Bolonjan, me rezultatin identik 2:0.

Kaljari falë golit të Farias me rezultatin minimal 1:0 mundi Xhenoan e Pandevit, ndërsa me po të njëjtin rezultat Parma në Artemio Franki doli fitues përballë vendasve të Fiorentinës. Në ndeshjen e parë të ditës, Frosinone dhe Milani barazuan pa gola.

Juventusi edhe përkundër këtij barazimi, mbetet në pozitën e parë me 50 pikë, 9 më shumë se Napoli i vendit të dytë, që më vonë do të zhvillojnë ndeshjen derbi të kësaj jave kundër Interit në ‘Xhuzepe Meaca’.

Leave a Reply