Skuadra kampione e Italisë, Juventusi, ka refuzuar super-ofertën e Mançester Junajtedit për shërbimet e brazilianit, Daglas Kosta.
‘Calciomercato’ shkuan se Juventusi ka hedhur poshtë ofertën e ‘Djajve të Kuq’ në vlerë prej 54 milionë sterlina për futbollistin e krahut të sulmit, Kosta, i cili te ‘bardhezinjtë’ arriti verën e këtij viti nga rradhët e Bajernit të Munihut.
Braziliani konsiderohet si një futbollistë shumë i rëndësishëm i skuadrës së Masimiliano Allegrit, i cili këtë edicion i ka dhënë rastin Kostas në 16 ndeshje, 12 prej të cilave në kampionat dhe 4 në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian.
Daglas Kosta me Juventusin ka kontratë deri me 30 qershor të vitit 2022.