Vijnë dy largimet e para te Struga Trim Lum

Struga Trim Lum stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli si kampion, ndërsa dëshira e drejtuesve të skuadrës strugane, është që kampion të dalin edhe në fund të sezonit. Mirëpo për të arritur një gjë të tillë me siguri se ata do të sjellin emra të rinj në skuadër, ndërsa paralelisht do të ketë edhe largime, të cilat veçmë kanë ndodhur.

Dy futbollistët e parë që janë larguar nga rradhët e skuadrës kampione të vjeshtës, janë Naum Veljanovski dhe Hristijan Zlateski, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy nuk arrinin dot të gjenin veten te Struga Trim Lum, duke marrë shumë pak hapësira, si nën drejtimin e trajnerit Aleksandar Tançeski, gjithashtu edhe me trajnerin e ri, Jeton Beqiri.

Veljanovski gjithsej kishte luajtur vetëm 140 minuta, ndërsa edhe pse kishte kontratë deri në qershorin e vitit 2019-të, palët u dakorduan për prishjen e kontratës, njëjtë sikurse edhe me futbollistin e ri, Zlateski, i cili kishte zhvilluar vetëm 35 minuta në ndeshjet kampionale dhe 70 në kuadër të ndeshjeve të Kupës.

Leave a Reply