Sedat Berisha, verën e shkuar u bë pjesë e Tiranës, madje u prezantua me bujë nga klubi bardheblu që rikthehej në Superiore, njofton ‘VipSport.al’, përcjellë ‘infOSport.mk’.
Falë edhe eksperiencës dhe aktivizimit si titullarë në Shkodër edicionin e shkuar, bardheblutë e panë si një blerje të suksesshme e madje si një futbollistë që do të mbante “peshë” në prapavijë.
Por, Berisha nuk rezultoi ashtu siç pritej, ndoshta edhe nga minutat e pakta.
Ze Maria e “testoi” vetëm në tre ndeshje dhe më pas në stol. Por edhe me pasardhësin e brazilianit, Ardian Mema, Berisha jo vetëm që nuk luante, por nuk ishte as në stol, ashtu që me shumë largimi i tij nga skuadra me më shumë trofe në Shqipëri, është i paevitueshëm.