Gazeta turke ‘Fanatik’ raporton se Galatasaraji po interesohet për mesfushorin francez dhe se në ditët e ardhshme është caktuar edhe një takim, ku Riberit do t’i ofrohet kontratë për një vit e gjysmë…
Bajern Munihu të shtunën shënoi fitore 3:0 nda Ajntrahtit në Frankfurt, duke bërë që të pozicionohet në vendin e dytë pas Borusia Dortmundit.
Dy nga tre golat e këtij takimi i realizoi Frank Riberi, i cili po kalon një formë shumë të mirë, duke shënuar 4 gola në 3 ndeshjet e fundit.
Megjithatë largimi i tij nga klubi ‘bavarez’ tashmë duket si punë e kryer, pasi drejtuesit e Bajernit nuk i kanë ofruar rinovimin.
Ndërkaq, interesimi për francezin është i madh, të paktën nga klube që nuk u përkasin kampionateve të elitës në Evropë.
Gazeta turke ‘Fanatik’ raporton se Galatasaraji po interesohet për mesfushorin francez dhe se në ditët e ardhshme është caktuar edhe një takim, ku Riberit do t’i ofrohet kontratë për një vit e gjysmë.
Megjithatë, Riberi kërkon ta çojë deri në fund sezonin e tij të 12-të te Bajerni i Munihut, që më pas të jetojë me familjen në qytetin ku ka fituar gjithçka.
Gjithsesi, Riberi ka luajtur për një vit e gjysmë te Galatasaraji, ku fitoi edhe kupën, ndaj njeh shumë mirë ambientin dhe atmosferën që krijohet ng tifozët e kësaj skuadre, të cilët e duan shumë këtë super futbollistë, i cili edhe përkundër moshës që ka, mund të jetë një përforcim i madh për skuadrën e trajnerit Fatih Terim.