Ilir Latifi pret që vitin 2018-të ta mbyllë me fitore


Ilir Latifi shpreson të mbyllë vitin me stil dhe kështu të bëjë hapin e madh drejt sigurimit të një lufte për titull në kategorinë gjysmë të rëndë të UFC-së, serisë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera (MMA).

Latifi do të luftojë në meçin e katërt më të rëndësishëm të ngjarjes UFC 232 që do të mbahet më 29 dhjetor në SHBA. Rikujtojmë Latifi
është shqiptari i vetëm në UFC, ndërsa të shtunën do të përballet me amerikanin, Corey Anderson.

Fillimisht ishte paraparë që kjo ngjarje të mbahet në Las Vegas, por është zhvendosur në Los Anxheles, pasi njëri prej dy luftëtarëve kryesorë të mbrëmjes Jon Jones, po ka telashe me doping dhe kjo po ia pamundëson të paraqitet në Las Vegas, që ka rregulla më strikte.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply