Portieri i Vardarit Filip Gaçevski ditëve të fundit po
tregohet shumë arrogant. Ai pasi ofendoi seleksionuesin e përfaqësueses së
Maqedonisë, Igor Angellovski si dhe Federatën e Futbollit të Maqedonisë, gjithashtu
ka ofenduar edhe një tifoz shqiptarë, i cili i kishte replikuar në lajmin
lidhur me deklaratën e tij dhënë për mediat maqedonase, që kishte të bëjë me
seleksionuesin e përfaqësuses së vendit, njofton infOSport.mk’.
Ai në profilin e tij zyrtarë kishte postuar intervistën e tij dhënë për MAK SPORT, ndërsa në një nga komentet e tij brenda lajmit: ‘Njeriu më i keq dhe më i keq në historinë e futbollit maqedonas. Turp që ne e durojmë, është për tu ardhur keq për neve maqedonasit….edhe njëherë njeriu më i keq në histori’.
Këtij komenti nga ana e Gaçevskit, i ishte përgjigjur edhe një komentues shqiptarë, me shumë gjasa tifoz i FC Shkupit, i cili i kishte replikuar portierit të Vardarit me fjalët: ‘Igor Angellovski është seleksionuesi më i suksesshëm, ndërsa ti Gaça Gaça (Gaçevski), eja tek SHKUPI, na nevojitesh për të mbledhur topat pas golit’.
Kjo mjaftoi që Gaçevski të shpërthejë ndaj komentuesit shqiptarë, duke replikuar me të edhe në profilin privat, ndërsa gjithë bisedën mes tyre ua prezantojmë më poshtë, e ku portieri i skuadrës nënkampione të Maqedonisë i drejtohet me fjalët ofenduese, ‘alo sh….idiot, cigan….’